N j o f t i m

Në bazë të vendimit të marrë nga MASHT-i për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, shkolla teknike ” Nexhmedin Nixha” do të zhvilloj procesin mësimor sipas skenarit C ku mësimdhënësit do të jenë me prezencë fizike në shkollë kurse nxënësit të qëndrojnë në shtëpi.Lusim të gjithë nxënësit dhe stafin e shkollës të respektojnë këtë vendim.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

N J O F T I M

Në bazë të një takimi të mbajtur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njoftohet se Kompensimi i 18 ditëve të mësimit të humbura për vitin shkollor 2021-2022, do të bëhet si në vijim:

Në muajin tetor me datat: 9.10.2021 zëvendësohet dita e hënë me 23.10.2021 dita e marte .

Në muajin nëntor me datat: 06.11.2021 dita e merkure, me 20.11.2021dita e enjte .

Në muajin dhjetor me datat: 4.12.2021 dita e premte 18.12.2021 dita e hënë .Pastaj, me 28.12.2021 dita e marte,me 29.12.2021 dita e merkure dhe me 30.12.2021 dita e enjete.(ditët e pushimit dimëror);

Në muajin janar zëvëndësohenë me datat: 15.01.2022 dita e premet,me 29.01.2022 dita e hënë.Në muajin shkurt me datat:12.02.2022 dita marte dhe me 26.02.2022 dita e merkure.

Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet ( e hënë – e premte) me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvëndësmimi bëhet ( e hënë – e premte) me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.

Suksese të gjithëvë!

Fillimi i vitit te ri shkollor 2021/2022

Të dashur nxënës, ju të nderuar prindër dhe mësimdhënës, bazuar në vendimin e MASHT-it dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, ju njoftojmë që me datë 27.09.2021 do të fillojmë vitin e ri shkollor 2021-22me prezencë fizike ne shkollë.

Duke pasur parasysh specifikat e shkollës, ne do të fillojmë sipas SKENARIT B.Pra mësimi do të mbahet i kombinuar, me prezenc fizike dhe online në disa drejtime të cilat do të ndahen në grupe.Mësimi mbahet në 2 ndërrime:Ndërrimi paradite me fillim në ora 8.00 kurse nddërrimi pasdite me fillim në ora 13.00.

Meqenëse jemi në situatë pandemike, lusim gjithë akterët e shkollës që të respektojnë masat Anti Covid-19 në mënyrë që të kemi një mbarëvajtje të procesit mësimor.Mbajtja e maskës, respektimi i distancës, dezinfektimi i duarve dhe higjiena personale janë obligative.P.s. Bashkangjitur me fotografi i gjeni të gjitha informacionet në lidhje me oraret të cilat janë obligative për tu respektuar.Iu urojmë një vit të mbarë shkollor dhe shëndet!

Drejtoresha e shkollës: Florentina Gjergjaj

Bursa per vajzat te cilat regjistrohen ne drejtime deficitare te shkollave profesionale

Nje mundesi e mire qe te ndertoni nje karriere te suksesshme ne drejtimet dhe mundesite qe iu ofron shkolla”Nexhmedin Nixha” ne mbeshtetje te MASHT Nxitoni dhe aplikoni me kohe per tu bere pjese e perfitueseve te bursave. Të gjitha vajzat të cilat përfundojnë shkollimin e mesëm të ulët, të cilat i plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs, kanë të drejtë të aplikojnë për bursë në një nga drejtimet teknike në të gjitha IAAP-të në Republikën e Kosovë, në këto profile:
• Instalues elektrik• Automekanik.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit bëhet në IAAP (shkollë). Konkursi do të jetë i hapur prej 13.09.2021 deri 22.10. 2021. Me poshte jane paraqitur te dhenat qe duhen plotsuar nga nxenesit qe kandidojne.
Suksese vajza!

Afati i dyte i testit te matures shteterore

Me 28.08.2021 do te mbahet afati i dyte i testit te matures. Nxenesit e shkolles sone do e mbajne testin e matures shteterore prane shkolles “Zekeria Rexha” (objekti i vjeter). Nxenesit duhet te jene prezent nga ora 9:00. I lusim ish maturantet qe te respektojne orarin.

Suksese te gjithe nxenesve!

Përfundoi regjistrimi në afatin e dytë në shmlt “Nexhmedin Nixha”

Nga datat 23.08.2021-25.08.2021 nxenesit e klaseve te 9-ta paten mundesi te regjistrohen ne drejtimet qe jane ne shkollen tone. Te gjithe nxenesve ju deshirojme suksese e mbaresi ne rrugetimin e tyre gjate ketij viti shkollor.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Vizitat e nxënësve të klasëve të 9-ta

Sot e vizituan shkollen tone nxenesit e shfmu “Emin Duraku”. Keta nxenes u njoftuan me shërbimet qe kryen Qendra për Karrierë dhe drejtimet dhe profilet qe i kanë shkollat e Komunes se Gjakoves.

Filloj trajnimi per nxënësit në krijimin e Qendrës Kreative nga PBC Academy

Programi për Qendrat Kreative në Shkollat e Mesme te Kosovës

Të shtunën nxenesit e shkolles sone filluan trajnimin per Qendren Kreative i financuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Ky trajnim do t’i kete 10 module ku nxenesit do marrin njohuri rreth programimit te orientuar ne objekte, aurduino, little bits, raspberry, dizajnimit dhe printimit 3D, etj.
Suksese te gjithe nxenesve!

Syllabusi i Lëndes

Ndër modulet që do përfrshihen janë : Moduli LittleBits dhe Rasberry PI ku është dhënë një përshkrim më poshtë

MODULI 4: LittleBits – 2 orë

Qëllimi i këtij moduli është për përdorimin e LittleBits . Përcaktimi mbi inteferencen e valëve dhe shpjegon dallimin në mes të ndëhyrjes konstruktive dhe destruktive . Ky modul ka për qëllim që nxënësin për kodimin e bitit përkatës .

MODULI 6: Rasberry PI – 12 orë

Qëllimi i këtij moduli është t`ju prezantojmë me gjitshka që është e lidhur me Rasberry PI. Duke filluar me instalimin e sistemit operativ , funksionet themlore të pllakës Rasberry Pi 3 Model B+ , dhe duke vazhduar me njohuri të shumta rreth sistemit operativ që përdoret për funksionin e Rasberry Pi .

Nënshkrimi i marrëveshjes me Agjencionin Austriak për Zhvillim

SH.M.L.T. “Nexhmedin Nixha” është përfituese e PROJEKTIT ALLED2 e cila është në kuadër të projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës”.

Pas takimeve te suksesshme me znj. Efka Heder, z.Agon Dula dhe z.Anton Gojani, përfaqësues të Alled2, u nënshkrua marrëveshja për bashkpunim e cila rezultoj me sukses.

 Kjo marrëveshje është nënshkruar në mes të Znj. Efka Heder, udhëheqëse e Projektit ALLED2 , drejtorit të DKA-së në Gjakovë z.Bernard Frrokaj dhe drejtorit të shkollës profesionale në Gjakovë z.Neshet Këpuska.