Qendra për Karrierë (QK) është një institucion që ofron shërbime që lidhen me zhvillimin e karrierës së nxënësve. Ekspertët e trajnuar profesionalisht punojnë menxënësit për të përcaktuar më mirë interesat, mundësitë dhe potencialin e tyre me qëllim që të përcaktojnë fushat më të përshtatshme për zhvillimin e karrierës. Në këtë proces përdoren teknika të ndryshme që përfshijnë sesione individuale, diskutime në grupe dhe trajnime, aplikim të instrumenteve të vlerësimit etj.

Një tjetër aktivitet kryesor i qendrës për karrierë është bashkëpunimi me bizneset/punëdhënësit. Ajo siguron lidhjen ndërmjet institucionit arsimor dhe biznesit në organizimin dhe realizimin e programeve të praktikës. Punëdhënësit përdorin qendrat për karrierë për të shpallur pozicionet e hapura për praktikantët/punonjësit e rinj.

Rezultate imazhesh për ORIENTATION IN CAREER